Klopp mbështet Thiagon

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar mbështetje për mesfushorin e ‘Reds’, Thiago Alcantar.

Sport

22/04/2022 17:07

Thiago është transferuar në ‘Anfield’, në shtator të vitit 2020, por transferimi i tij kishte mjaft kritika. Viti i parë me Liverpoolin ishte mjaft i vështirë për spanjollin, pasi kishte pësuar një lëndim serioz në gju. Lëndim ky që kishte ndikuar shumë në formën e tij.

Por ai tashmë ka lënë pas atë lëndim dhe është i fokusuar të ndihmojë ekipin në përmbushjen e objektivave.

Në lidhje me kritikat e shumta që është përballur Thiago, ka reaguar edhe trajneri gjerman, i cili ka mbështetur lojtarin e tij.

“Njerëzit kishin dyshime nëse ai do të përshtatej me stilin tonë të lojës, por faleminderit Zotit që këta njerëz nuk marrin vendime. Gjëja më e rëndësishme është që Thiago dëshironte të na bashkohej dhe ai është i vetëdijshëm për mënyrën se si ne luanim futboll.

Ai e dinte se do të përshtatej me lojën tonë dhe ne e dinim po ashtu”, tha Klopp, përcjell lajmi.net.

Thiago ka gjithsej 30 paraqitje këtë sezon me ‘Reds’, ai ka shënuar dy gola dhe dhuruar tri asistime./Lajmi.net/