Klopp: Ka një shans të mirë që Thiago të jetë i gatshëm për finale
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me rikuperimin e Thiago Alcantara.

Sport
Gjatë ndeshjes së fundit të ‘Reds’ në Premier Ligë ndaj Wolves, ishte mesfushori spanjoll që pësoi një lëndim.
Ai ishte pjesë në formacionin startues, por u desh ta linte fushën në pjesën e dytë.
Pas asaj ndeshje Klopp nuk dukej optimist që Thiago do të rikuperohej për finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.
Por, sot në konferencën për shtyp ai tha se ka shanse të mira që mesfushori të jetë i gatshëm për atë ndeshje.
“Sapo e takova atë brenda. Ka një shans të mirë.
Ai do të stërvitet sot pasdite. Ai bëri disa gjëra këtë mëngjes. Nuk ishte planifikuar që ai të bënte këtë seancë me lojtarët këtë mëngjes, por duket se ai mund të jetë pjesë e stërvitjes së [skuadrës] nesër. Kjo do të ishte vërtet e dobishme”, ishin fjalët e gjermanit, përcjell lajmi.net.
Finalja e Ligës së Kampionëve në mes Liverpool – Real Madrid do të zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/