Klopp flet për situatën te Chelsea: Ajo që bëri Mbretëria e Bashkuar ishte e drejtë
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon që sanksionet e vendosura nga Mbetëria e Bashkuar te Chelsea janë të drejta.

Sport
Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione të mëdha te Chelsea dhe presidenti Roman Abramovich, pasi ky i fundit ka lidhje të ngushtë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton lajmi.net.
Tekniku gjerman ka thënë se këto sanksione janë të duhura, por jo për tifozët dhe njerëzit e Chelseas.
“Mendoj se çfarë ka bërë Mbretëria e Bashkuar ishte e drejtë, për të qenë 100 për qind i sinqertë. Por, nuk është mirë për njerëzit e Chelseas dhe tifozët”.
Jurgen Klopp has his say on the events at Chelsea ? pic.twitter.com/wj3iMGIbJ3
— GOAL (@goal) March 11, 2022
Chelsea tani nuk mund të negociojë me futbollistët që u skadon kontrata në verë dhe me shumë gjasë nëntë lojtarë do largohen pasi të përfundojë ky sezon./Lajmi.net/