Klopp flet për mundësitë e kualifikimit: Duhet të jemi jashtëzakonisht më të mirë

Skuadra e Liverpoolit nesër luan ndeshjen e kthimit në UEFA Champions League ndaj Real Madrid, e vlefshme për kualifikim në fazën çerekfinale. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me mundësitë që i ka ‘The Reds’ për t’u kualifikuar në raundin tjetër, shkruan Lajmi.net “Për ta fituar ndeshjen, duhet të jemi jashtëzakonisht të mirë.…

Sport

14/03/2023 21:06

Skuadra e Liverpoolit nesër luan ndeshjen e kthimit në UEFA Champions League ndaj Real Madrid, e vlefshme për kualifikim në fazën çerekfinale.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me mundësitë që i ka ‘The Reds’ për t’u kualifikuar në raundin tjetër, shkruan Lajmi.net

“Për ta fituar ndeshjen, duhet të jemi jashtëzakonisht të mirë. Duhet ta dominojmë lojën deri në fund për të fituar. Kështu që ne do të përpiqemi”, ka thënë Klopp

Kujtojmë që në ndeshjen e parë në ‘Anfield’ skuadra nga Premier League u mposht me rezultat të thellë, 5 me 2./Lajmi.net/