Klopp: E kemi pauzuar shoqërinë me Rangnick, por respekti mbetet aty
Para derbit të madh anglez mes Manchester United dhe Liverpool, Jurgen Klopp ka komentuar raportin e tij me Ralf Rangnick.

Sport
Dy trajnerët gjermanë do të bëjnë maksimumin gjatë kësaj mes-jave për t’i kundërshtuar taktikat e njëri-tjetrit, në luftën për tri pikët.
Para ndeshjes, Jurgen Klopp thotë se miqësia mes dy trajnerëve është pauzuar para ndeshjes, por gjithsesi respekti mbetet aty.
“Në pauzë. Ne nuk kemi kontaktuar që kur ai është në Angli, por ka respekt të dyanshëm, e respektoj punën e tij dhe ai respekton punën time”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Ai mori një punë të vështirë. Nuk pati kohë të arrijë gjithçka. Mund të shohësh ndryshimet që ka bërë, pjesët që ka përmirësuar, kjo është”, shtoi gjermani.
Liverpool dhe Man United përballen nesër, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/