Klinsmann nuk është i hatëruar me Lewandowskin: Ai është një legjendë e Bayernit
Jurgen Klinsmann nuk sheh ndonjë ndikim në figurën e Lewandowski, pas kalimit të polakut te Barcelona. Sulmuesi polak kaloi javët e fundit duke i kërkuar skuadrës së tij që ta lironin për një transferim te Barcelona. Gjithë këto ngjarje, sipas Klinsmann, mund të sjellin dëshpërim afatshkurtër te tifozët e Bayern, por thotë se Lewa mbetet…

Sport
Jurgen Klinsmann nuk sheh ndonjë ndikim në figurën e Lewandowski, pas kalimit të polakut te Barcelona.
Sulmuesi polak kaloi javët e fundit duke i kërkuar skuadrës së tij që ta lironin për një transferim te Barcelona.
Gjithë këto ngjarje, sipas Klinsmann, mund të sjellin dëshpërim afatshkurtër te tifozët e Bayern, por thotë se Lewa mbetet legjendë e klubit.
“Mendoj se në afatshkurtër, ka pak pakënaqësi. Ndoshta edhe pak vëmendje sepse kishte shpresë që ai mund të qëndronte”, ka thënë Klinsmann, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se për pak kohë gjërat do të qetësohen dhe ai definitivisht do të jetë një nga legjendat më të mëdha në histori të klubit, një nga më të mirët, nga lojtarët më të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ikona gjermane për polakun.
Lewandowski i është bashkuar skuadrës së Barcelonës dhe për lëvizjen e tij është shprehur shumë i lumtur së fundmi. /Lajmi.net/