Klinika e Pediatrisë gjatë 2025-tës shënoi nivel të lartë të aktivitetit shëndetësor, vetëm gjatë dhjetorit realizoi 4 mijë e 775 ditë mjekimi
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka thënë se gjatë 2025-tës, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka shënuar nivel të lartë të aktivitetit shëndetësor, duke ofruar shërbime të specializuara dhe kujdes për pacientët pediatrikë nga i gjithë vendi. Përmës statistikave, ShSKUK ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë ka funksionuar me 151 shtretër, duke realizuar gjithsej…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka thënë se gjatë 2025-tës, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka shënuar nivel të lartë të aktivitetit shëndetësor, duke ofruar shërbime të specializuara dhe kujdes për pacientët pediatrikë nga i gjithë vendi.
Përmës statistikave, ShSKUK ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë ka funksionuar me 151 shtretër, duke realizuar gjithsej 43 mijë e 725 ditë mjekimi, me shkallë mesatare të shfrytëzimit të kapaciteteve prej 79,17%.
Gjatë 2025-tës, në këtë Klinikë janë regjistruar 44 mijë e 698 vizita në Emergjencën e Pediatrisë dhe 20 mijë e 765 vizita ambulantore specialistike, e gjithashtu janë evidentuar 7 mijë e 97 pranime dhe 7 mijë e 948 lëshime të pacientëve.
Sipas tyre, fluksi më i madh i pacientëve është shënuar gjatë dhjetorit, kur janë realizuar 4 mijë e 775 ditë mjekimi dhe shfrytëzimi i kapaciteteve ka rritur në 101,3%.
Ata kanë njoftuar se vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar 4,619 vizita në Emergjencën Pediatrike, 740 pranime dhe 819 lëshime, duke reflektuar një ngarkesë të theksuar të shërbimeve shëndetësore.
“Duke marrë parasysh faktin se qyteti i Prishtinës nuk ka spital dytësor, Klinika e Pediatrisë në QKUK-së ofron shërbime tretësore për të gjithë territorin e Kosovës, si dhe shërbime shëndetësore dytësore për Prishtinën dhe rrethinën. Gjatë vitit 2025, Klinika Pediatrike ka ofruar shërbime të specializuara në kujdesin intensiv pediatrik, hemato-onkologji, kardiologji, pulmologji, endokrinologji, gastroenterologji, neurologji, reumatologji, gjenetikë, nefrologji, si dhe në emergjencën pediatrike e cila përbën një nga pikat kryesore të trajtimit urgjent për pacientët pediatrik”, ka njoftuar ShSKUK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: