Klinika e Onkologjisë punon veç ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai tha se gjatë orëve të mëngjesit dhe në ditët pas pushimeve ka fluks më të madh të pacientëve e që sipas tij është më se…

Lajme

22/05/2026 08:29

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ai tha se gjatë orëve të mëngjesit dhe në ditët pas pushimeve ka fluks më të madh të pacientëve e që sipas tij është më se normale në një spital ditor.

“Me gjithë kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore i përmbush kushtet të cilat janë të domosdoshme për trajtimin korrekt të sëmundjeve malinje, edhe pse ka një fluks të madh të pacientëve sidomos kjo mund të vërehet kur ka pushim, ditët pasuese pas pushimit, por edhe orët e para të mëngjesit është normale meqenëse është spital ditor dhe është krejt e pranueshme meqë pacientët të cilët kryejnë shërbime onkologjike, bëjnë vizitën te mjeku dhe pastaj marrin shërbimin e duhur në klinikën tonë”, ka thënë ai.

Sipas tij, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera fluksi më i madh i pacientëve është gjithmonë në orët e paradites.

“Ky është spital ditor dhe spitali ditor gjithmonë, gjithkund jo vetëm në Kosovë, në vendet e rajonit, në botë është spital që ka fluks në orët e paradites, fluks i zakonshëm i punës, i cili menaxhohet nga klinika, nga pjesëtaret e klinikës dhe stafi i cili e menaxhon klinikën”, tha Kurtishi.