Klinë: Raportohet zhdukja e një personi
Një person është raportuar i zhdukur sot në komunën e Klinës. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia më 14 janar 2026, rreth orës 07:30, një mashkull kosovar ka raportuar se një person, i cili ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja…
Lajme
Një person është raportuar i zhdukur sot në komunën e Klinës. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia më 14 janar 2026, rreth orës 07:30, një mashkull kosovar ka raportuar se një person, i cili ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e tij, shkruan lajmi.net.
Rasti është në proces hetimesh dhe autoritetet lokale po vazhdojnë kërkimet për të identifikuar vendndodhjen e personit të zhdukur. Nuk ka detaje të tjera për momentin lidhur me rrethanat e zhdukjes apo gjendjen e tij.
Derisa Policia ka bërë apel që çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë me stacionin më të afërt policor. /Lajmi.net/