Klinaku dhe Selmani deklarohen të pafajshëm për akuzën se e kanosën Albin Kurtin

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“. Klinaku tha se konsideron…

Lajme

03/09/2025 09:44

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Klinaku tha se konsideron që nuk ka vepër penale, andaj nuk e pranon fajësinë.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha i akuzuari.

Edhe i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani u deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk e pranoj”, tha ai.

Më pas, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se konform nenit 240 të Kodit të Procedurës Penale, meqenëse nuk kemi pranim të fajësisë, njofton mbrojtësit e të akuzuarve, avoktët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata, se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.