Klimë e favorshme për bujqit dhe shëndetin e kosovarëve: IHMK parashikon motin për vikend
Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik me anë të një njoftimi për media, që parashikon motin për të shtunën dhe…
Lajme
Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik me anë të një njoftimi për media, që parashikon motin për të shtunën dhe të dielën, shkruan lajmi.net.
Sipas IHMK-së, “kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme”.
“Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike” përfundon njoftimi. /Lajmi.net/