Klienti deponoi një kartëmonedhë false në vlerë prej 500 euro në një bankë në Klinë
Një zyrtar i një banke ka raportuar në Polici se një klient ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 eurove në bankë. Policia e Kosovës ka njoftuar se monedha e dyshuar është konfiskuar dhe për rastin është njoftuar prokurori, shkruan lajmi.net. “Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë 08.11.2024 – 13:12. Më 20.11.2024 ankuesi zyrtar i një…

Lajme
Një zyrtar i një banke ka raportuar në Polici se një klient ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 eurove në bankë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se monedha e dyshuar është konfiskuar dhe për rastin është njoftuar prokurori, shkruan lajmi.net.
“Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë 08.11.2024 – 13:12. Më 20.11.2024 ankuesi zyrtar i një banke, ka raportuar se nga një klient është deponuar në bankë një kartëmonedhë në vlerë prej 500 euro që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/