Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berishaj: Kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar

Klea Prenga, modelja e cila u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Berishaj ka reaguar pas vetëdorëzimit të tyre në polici. Me anë të një postimi në “InstaStory” Prenga shprehet se kërkon drejtësi të plotë për aktin e kryer. “Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike…

ShowBiz

17/10/2024 14:05

Klea Prenga, modelja e cila u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Berishaj ka reaguar pas vetëdorëzimit të tyre në polici.

Me anë të një postimi në “InstaStory” Prenga shprehet se kërkon drejtësi të plotë për aktin e kryer.
“Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar”, ka shkruar Prenga.
Motrat Berishaj u vetdorëzuan në polici pasi edhe pas dy muajsh policia nuk kishte arritur t’i kap.
Postimi i plotë:
“Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, u shpreh ajo.