Klauzola e çuditshme për rastin Gosens – huazimi i gjermanit tek Inter tërheq vëmendje

Robin Gosens shihet si një prej transferimeve më interesante të janarit.

Sport

29/01/2022 18:01

Lojtari i krahut të majtë, Gosens është huazuar nga Atalanta tek Inter, por me një klauzolë jashtëzakonisht të çuditshme.

Sipas Florian Pletteburg të ‘Sky Germany’, një klauzolë aspak e zakonshme përfshihet në marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Mësohet se marrëveshja e huazimit do të jetë për 18 muaj dhe jo për gjashtë, siç thuhej më herët.

Inter do të kenë obligimin për blerje prej 25 milionë euro plus bonuse, por aktivizohet vetëm pasi Inter të shënojë golin e parë zyrtar në sezonin 2022/23.

Në momentin kur lëvizja bëhet permanente, kontrata e Gosens me Inter do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026. /Lajmi.net/