Klan Kosova e konsideron “sulm huliganesk” hedhjen e mjeteve piroteknike tek televizioni pas zhvillimeve në “BBVK”
Mjete piroteknike janë hedhur sot tek ambientet e televizionit “Klan Kosova”. Pas kësaj nga televizioni kanë theksuar se ishte “sulm huliganesk” dhe se kanë njoftuar edhe policinë në lidhje me këtë rast. Ndryshe zhvillime të shumta janë duke ndodhur në ambientet e Klanit pas hyrjes së ish burrit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, në Big…
Lajme
Mjete piroteknike janë hedhur sot tek ambientet e televizionit “Klan Kosova”.
Pas kësaj nga televizioni kanë theksuar se ishte “sulm huliganesk” dhe se kanë njoftuar edhe policinë në lidhje me këtë rast.
Ndryshe zhvillime të shumta janë duke ndodhur në ambientet e Klanit pas hyrjes së ish burrit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, në Big Brother Vip Kosova i cili i njëjti dyshohet për dhune fizike ndaj Drenusha Latifit.
Klan Kosova ka raportuar se nga automjeti kanë dalë katër gra dhe kanë hyrë brenda hapësirës së televizionit dhe Klan Arenës, duke hedhur mjetet e rrezikshme në drejtim të sipërfaqes prej druri, çka ka rrezikuar përfshirjen nga zjarri, njëkohësisht duke rrezikuar seriozisht jetën e të gjithë punëtorëve.
Televizioni njofton se ka ftuar Policinë e Kosovës, e cila është njoftuar për rastin, teksa forcat e rendit kanë në dispozicion edhe fotografitë dhe videot e kamerave të sigurisë, ku sulmueset shihen qartë duke kryer veprimin kriminal.
Klan Kosova ka dënuar” ashpër çdo veprim të tillë huliganizmi ndaj çdo institucioni apo subjekti, andaj apelon tek organet e rendit që kryerësit e akteve të tilla, të përgjigjen para drejtësisë”.