Kjo varëse e mençur shfaqë njoftimet direkt në dorën tuaj (Video)

Përderisa celularët e mençur na kanë bërë edhe më të varur nga interneti, një varëse e quajtur Ritot do të mund të tejkalonte celularët e mençur duke shfaqur orën, thirrjet, e-mailet dhe njoftimet nga Twitter dhe Facebook direkt në dorën tuaj.

Auto & Tek

21/07/2014 22:08

Ritot është ajo çfarë kompania e quan si “projekti i parë në dorë”, por sidoqoftë, kompania ende ka punë për ta bërë atë realitet, pasi që për momentin është vetëm si koncept.

Ritot përdorë një dritë nga një projektor i vogël për të shfaqur përmbajtjen e varëses direkt në pjesën e përparme të dorës.

Varësja vjen në dy modele: varësja prej alumini e cila është a gatshme në katër madhësi dhe ngjyra, dhe varësja sport, e krijuar nga plastika.

Të dy versionet e varësve kushtojnë $120 dhe do të dalin në shitje në fillim të vitit 2015.