Kjo vajzë është sozia e Elvana Gjatës (Foto)
Shumë personazhe ngjajnë fizikisht me njëri-tjetrin dhe duket se edhe këngëtares Elvana Gjata i është gjetur një sozi.

ShowBiz
Edhe ajo është këngëtare shqiptare dhe gjithashtu ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor, shkruan GazetaExpress.
Bëhet fjalë për këngëtaren e re Marjona Metohu, e cila ka shumë ngjashmëri me këngëtaren Gjata.
Ajo njihet si këngëtare në netët live dhe gjithashtu ka qenë pjesë e konkursit “The Voice of Albania”.
Dikur Elvana e nisi karrierën e saj me pjesëmarrjen në spektaklit “Ethet e së Premtes Mbrëma.
Gjithashtu thuhet se Marjona i ngjan disi edhe në vokal këngëtares së njohur. A do të ndjelë edhe ajo hapat e Elvanës në rrugën e suksesit.
Ditët e fundit këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes me këngën e publikuar prej saj me titull “Forever is over”, me të cilën ka nisur hapat për në tregun botëror.