“Kjo nuk është Londër, Paris a Berlin”- Serbët shkatërrojnë hapësirën e banimit të liruar për emigrantët, i ofendojnë e kërcënojnë
Një situatë tejet e rëndë është raportuar së fundi në rajonin e Serbisë. Serbë të shumtë janë mbledhur për të marshuar e protestuar rrugëve të Kragujevcit. Por jo vetëm kaq. Ata kanë shkuar derë më derë ku janë strehuar emigrantët e ndryshëm- duke mos u lënë vend askund, e duke i trajtuar siç është më…
Lajme
Një situatë tejet e rëndë është raportuar së fundi në rajonin e Serbisë.
Serbë të shumtë janë mbledhur për të marshuar e protestuar rrugëve të Kragujevcit.
Por jo vetëm kaq.
Ata kanë shkuar derë më derë ku janë strehuar emigrantët e ndryshëm- duke mos u lënë vend askund, e duke i trajtuar siç është më së keqi në mënyrë që t’u bëjnë trysni për largim.
“Kjo nuk është Londër, Paris apo Berlin- nuk mund të bësh çfarë të duash këtu”,dëgjohen duke thënë serbët derisa bartnin flamujt me vete.
E një protestë të ngjashme banorët vendas serbë e kishin mbajtur edhe muajin e kaluar.
Vendasit raportohet se kishin nënshkruar një peticion kundër emigrantëve, ku në kërkesë thuhej po ashtu që të “hetohen urgjentisht rrethanat e të merren masa në lidhje me ndërtesën e paligjshme e të pasigurt”.
E pamjet e papublikuara së fundi shfaqin edhe një realitet të hidhur për këta emigrantë dhe mënyrën se si po trajtohen nga këta serbë./Lajmi.net/