Kjo është vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes- mërgimtari e lajmëroi Policinë

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh, po dyshohet për një mjet shpërthyes. Ky rast në Polici u raportua nga një qytetar (mërgimtar), i cili ka thënë se dikush i ka vendosur një mjet shpërthyes në veturë. Menjëherë pas kësaj Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe janë duke bërë…

Lajme

16/07/2025 19:01

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh, po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Ky rast në Polici u raportua nga një qytetar (mërgimtar), i cili ka thënë se dikush i ka vendosur një mjet shpërthyes në veturë.

Menjëherë pas kësaj Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe janë duke bërë kontrollet e nevojshme.

Ndrysbe rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti./Lajmi.net/