Kjo është vajza e plagosur në Prishtinë, burri i saj humbi jetën pasi theri me thikë veten

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë. Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar. Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur kosovar, Festim Isufi i cili nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa gruaja…

Lajme

09/05/2025 17:47

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë.

Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar.

Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur kosovar, Festim Isufi i cili nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa gruaja që mbeti e plagosur është Rina Maloku.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se personi në fjalë ka lënduar veten me mjetë të mprehtë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë./Lajmi.net/