Kjo është rruga më e rrezikshme në Prizren (Video)

Rruga “Tusus” në Prizren është bërë e gati e pakalueshme për automjetet. Telashet u krijuan qysh kur një gropë u hap përskaj udhës.

Lajme

16/05/2015 21:54

Për këtë çështje, prizrenasit akuzojnë një fqinj të tyre, Muhamet Kryeziun, se me vetëdije e ka gërryer dheun para një viti, kur rruga ende nuk ishte e shtruar me kubëza.

Mirëpo, këto akuza i hedh poshtë Kryeziu, i cili thotë se dheun e mori në masë të kontrolluar.

Përveç Kryeziut, këta banorë të rrugës “UÇK” në Prizren, ankesa kanë edhe në Komunë, për të cilën thonë se e ka bërë rregullimin me pllaka të betonit në mënyrë të papërgjegjshme.

Ndërsa, pushteti lokal vetëm thotë se është në dijeni për ankesat që i kanë parashtruar këta banorë. /Klan Kosova/

YouTube player