“Kjo është rikthim në vitin 2000, lojë me ndjenjat e popullit”, Besnik Tahiri për problemet me rrymë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas problemeve me rrymë në vend.   Ai ka thënë se kjo situatë, është kthim në vitin 2000.   Postimi:   Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin…

Lajme

26/12/2024 20:36

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas problemeve me rrymë në vend.

 

Ai ka thënë se kjo situatë, është kthim në vitin 2000.

 

Postimi:

 

Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë. Kjo është rikthim në vitin 2000, pra 25 vjet pas. Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt.