Kjo është Projekt-Rezoluta e plotë për dialogun me Serbinë
Partia Socialdemokrate, NISMA Socialdemokrate, janë pajtuar për tekstin e Projekt-Rezolutës mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lajme
Klan Kosova ka siguruar dokumentacionin e propozuar ku theksohet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në:
“Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO”.
Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.
Më poshtë mund ta lexoni Projekt-Rezolutën e plotë për dialog me Serbinë.