Kjo është pasuria e paluajtshme dhe paga e kryeshefes ekzekutive në Telekom, Burbuqe Hana
Kreshefja ekzekutive në kompaninë publike Telekomi i Kosovës, Burbuqe Hana ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025. Burbuqe Hana ka deklaruar pasuri të palujtshme, shtëpi dhe banesë. Shtëpia e saj 216 metra katror ka vlerë 125 mijë euro, ndërsa vlera e banesës së përbashkët 23 mijë euro. Hana…

Lajme
Kreshefja ekzekutive në kompaninë publike Telekomi i Kosovës, Burbuqe Hana ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025.
Burbuqe Hana ka deklaruar pasuri të palujtshme, shtëpi dhe banesë. Shtëpia e saj 216 metra katror ka vlerë 125 mijë euro, ndërsa vlera e banesës së përbashkët 23 mijë euro.
Hana ka deklaruar në APK se posedon edhe një veturë në vlerë 13 mijë e 500 euro.
Përveç kësaj, Hana ka deklaruar pagën vjetore nga Telekomi i Kosovës në vlerë 20 mijë e 762 euro ose pagë vjetore 1 mijë e 730 euro.
Paga e Burbuqe Hanës po del të jetë më e lartë edhe se e kryeministrit në vend, në këtë rast kryministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti për vitin 2025 ka deklaruar pagën vjetore në vlerë 20 mijë e 278 euro.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë, politikanët, ndër ta edhe për drejtues të ndërmarrjeve publike dhe institucione të pavarura.