Kjo është mënyra se si stresi ndikon në lëkurën tuaj – Çfarë mund të bëni për këto pasoja

Ekspertët këshillojnë rreth metodave se si mund të përballeni me stresin.

Lifestyle

30/03/2021 13:07

A e keni vënë re lëkurën tuaj të ketë qenë më e acaruar, thellim të rrudhave ose të ketë pasur rritje të akneve  gjatë vitit të fundit? Stresi i pandemisë mund të jetë shkaktari, shkruan lajmi.net.

Mbylljet dhe kufizimet e vazhdueshme, stresi i punës dhe shkollës online dhe shumë gjëra të tjera që kanë rrjedhur si pasojë e pandemisë kanë ndikuar në shëndetin mendorë të njerëzve.

Mirëpo nuk ndalon këtu, shëndeti mendorë është i lidhur ngushtë me atë fizik, prandaj nuk është e çuditshme nëse keni përjetuar ndryshime negative edhe në lëkurën tuaj.

Edhe pse edhe në rrethana normale stresi është prezent në jetën e shumicës së njerëzve, rrethanat pandemike e kanë bërë këtë stres më të rëndë.

Sëmundjet e lëkurës shkaktohen nga stresi, dhe anasjelltas, pra sëmundjet e lëkurës shkaktojnë stres po ashtu.

Njerëzit me çrregullime ose sëmundje të lëkurës kanë më shumë tendenca të kenë shëndet të dobët mendor.

Efektet mund të jenë nga më të ndryshmet, qoftë lëkura e thatë, kruarje, rrudha, pigmentim, shenja të plakjes së parakohshme ose tekstura e çuditshme, shkruan lajmi.net.

Aknet shërohen shumë më vështirë nëse personi është duke kaluar në një frazë stresuese. Për të menaxhuar stresin më mirë mund të filloni me largimin e faktorëve që po iu shkaktojnë stres.

Shpeshherë ndryshimet më të vogla mund të ndikojnë shumë në ndryshimin e jetës tuaj. Prandaj është shumë e rëndësishme të ushqeheni mirë, të pini ujë, të flini mjaftueshëm dhe të ushtroni.

Dieta e shëndetshme dhe e balancuar me perime të gjelbra, yndyra të shëndetshme dhe ushqime me fibër ndikojnë shumë në shëndetin mendorë dhe largojnë këto probleme të lëkurës.

Ushtrimet janë një metodë shumë e mirë për të liruar endorfinë, që është një hormon që iu bënë të ndjeheni të lumtur dhe gjithashtu rritë aftësinë regjeneruese të trupit.

Muzika gjithashtu ka një efekt shumë të mirë në disponimin tuaj, dhe nëse doni të bëni veten të ndjeheni patjetër më të lumtur, vallëzimi po që e bënë punën. /Lajmi.net/