Kjo është Lady Gaga e cila do ju befasojë për të mirë

Lady Gaga ka befasuar të gjithë fansat e saj të zjarrtë pasi më në fund ka vendosur që të tregojë fytyrën e saj të vërtetë.

ShowBiz

10/04/2014 18:13

Me një paraqitje krejtësisht të thjeshtë dhe pa maska apo makiazh të tepruar, Lady Gaga si duket ka fituar zemrat e edhe më shumë fansave.

Ajo ka bërë një ‘selfie’ ku shihet krejtësisht e thjeshtë dhe pa makiazh. Fytyra e saj është krejtësisht ndryshe se ajo me të cilën paraqitet në skenë.

Duket se këngëtarja në mënyrë natyrale ëshë shumë më e bukur, sidomos në krahët e të dashurit të saj Taylor Kinney.

Në fotografinë ku ajo paraqitet më të dashurin, Gaga ka shkruar: “E dua restaurantin e babait tim dhe djaloshin i cili është me mua këtu”.