Kjo është gjuha e rrugës që mjeku shqiptar përdor ndaj pacientes (Video)

Pritjet e gjata për të marrë shërbim në spitale, shpesh herë si pasojë e fluksit, kanë sosur durimin e një gruaje e cila i është drejtuar e revoltuar mjekut që duhet t'i priste. Por përgjigjja që ka marrë prej tij i kalon normat e etikës.

Lajme

18/01/2016 12:10

Incidenti është shënuar në Qendrën Shëndetësore numër 1 në Tiranë dhe rasti është raportuar nga “Shëndet +”.

Ja biseda mes tyre:

Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!

Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?! Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju, jeni kthyer në një tufë monstrash! Doktori: Ik p…..!! Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motrën tate more? P….. shko thuaj motrës tate e gruas tate, idiot.

Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.

Ndërkohë pacientja është drejtuar për tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore (e cila nuk ndodhej aty pasi e kishte kryer turnin e saj) dhe duke bërtitur pacientja shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht: “Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!” Pas kësaj pacientja është larguar shumë e acaruar nga kjo qendër.

YouTube player