Kjo është dhurata e Haradinajt për boksierin shqiptar që do të ndeshet me djalin e Arkanit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot boksierin kosovar, Petrit Mazrekaj.

Lajme
Mazrekaj në meçin e rradhës do të përballet me djalin e kriminelit serb të njohur si Arkani, Velko Razhnjatoviq, transmeton lajmi.net.
Haradinaj atij i bëri dhuratë flamurin kombëtar.
Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:
Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës.
Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar! /Lajmi.net/