Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Kjo është ‘arma’ më e mirë kundër koronavirusit

12:31 | 3 Prill 2020

Foto ilustrim

Vazhdojnë këshillat e dobishme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mbajtja e distancës prej një metri është arma më e mirë për të shmangur infektimin, raporton Bbc, transmeton lajmi.net.

Të gjithë ekspertët pajtohen për këtë.

Mbi maskat mbetet dyshimi i përdorimit të gabuar nga ana e njerëzve.

Shumë që i mbajnë mendojnë se janë të sigurt, por në realitet nëse hunda lihet e zbuluar është si të mos e veshësh maskën.

Kësaj i shtohen edhe sytë që mbeten jashtë mbrojtjes dhe janë po aq një vend hyrjeje për virusin.

Përveç kësaj, OBSH fton njerëzit të mësojnë se si duhet të hiqen maskat: pjesa e jashtme nuk duhet të preket kurrsesi, ndërsa është gjithmonë e nevojshme të lani duart shpesh. /Lajmi.net/