Kjo është agjenda e ceremonisë mortore për Nexhmije Pagarushën

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lëshuar një komunikatë përmes të cilës ka njoftuar për agjendën e ceremonisë mortore për Nexhmije Pagarushën.

ShowBiz

08/02/2020 15:04

Nesër (09 shkurt 2020), në Prishtinë, do të organizohet ceremonia mortore për Bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, thuhet në njoftim.

Duke filluar prej orës 9:00 – 11:00 do të mbahen homazhet për nder të saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më pas nga 11:00-11:30 do të mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Në 11:30 – 12:00 do të bëhet nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar duke parakaluar përgjatë sheshit “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” deri tek Hotel Grand.

Njoftohen se të gjithë qytetarët mund të marrin pjesë në parakalimin e kortezhit, pastaj ceremonia e varrimit do të jetë private/familjare. /Lajmi.net/