Kjaer ndjehet mirë pas rikthimit nga lëndimi: Nuk ndihesha kështu që kur isha 24 vjeçar
Simon Kjaer ka dhënë disa komente pas ndeshjes ndaj Sassuolo. Milan lëshoi pikë në ndeshjen ndaj Sassuolo, ndeshje në të cilën në formacion u kthye edhe Kjaer. Mbrojtësi danez ka thënë se nuk është ndjerë kaq mirë që kur ishte 24 vjeçar. “Mori shumë punë dhe sakrificë për t’u kthyer këtu dhe për të ndihmuar”,…

Sport
Simon Kjaer ka dhënë disa komente pas ndeshjes ndaj Sassuolo.
Milan lëshoi pikë në ndeshjen ndaj Sassuolo, ndeshje në të cilën në formacion u kthye edhe Kjaer.
Mbrojtësi danez ka thënë se nuk është ndjerë kaq mirë që kur ishte 24 vjeçar.
“Mori shumë punë dhe sakrificë për t’u kthyer këtu dhe për të ndihmuar”, ka thënë Kjaer, transmeton lajmi.net.
“Ndihem mirë, por s’jam ndjerë kaq mirë që kur isha 24 vjeçar”, shtoi tutje danezi.
‘Rossoneri’ luajtën baras 0:0. Sipas Kjaer, kundërshtari befasoi Milanin pasi nuk prisnin që ata të mbroheshin në atë mënyrë. /Lajmi.net/