Kjaer: Jam i lumtur te Milani, nuk më është ofruar ende rinovimi

Mbrojtësi danez është duke zhvilluar parqitje shumë të mira te gjiganti italian.

Sport

07/10/2021 10:54

Simon Kjaer është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin pasi marrëveshja aktuale i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë Kjaer ka zbuluar se është i lumtur te Rossonerët, por ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për të rinovuar kontratën.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu. Ndihem mirë; më pëlqen të luaj dhe po shijoj jetën në Milano”.

“Unë nuk jam afër rinovimit të kontratës, por në çdo rast jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu duke luajtur për Rossonerët”.

“Drejtuesit mund të më telefojnë nëse duan të zgjidhin këtë çështje”, përfundoi Simon Kjaer.

Kjaer u transferua te Milani në janar të vitit 2020 nga Sevilla, që nga ajo kohë ka bërë 63 paraqitje me gjigantit italian në të gjitha garat. /Lajmi.net./