Kjaer do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të Milanit shkaku i lëndimit

Mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë klubin në dy përballjet e kësaj jave.

Sport

21/09/2021 09:53

Simon Kjaer u zëvendësua në pjesën e parë të duelit me Juventusit të dielën, pasi kishte pësuar një problem muskulor gjatë lojës, transmeton lajmi.net.

Futbollisti iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat nuk zbuluan asnjë dëmtim serioz të muskujve, por i duhet pak pushim.

Kjaer do të pushojë për një javë dhe do të kthehet në kohë për ndeshjen e madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit mesjavën e ardhshme.

Kështu, ‘Rossonerët’ nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e mbrojtësit të tyre për duelin ndaj Venezias të mërkurën dhe Spezias në fundjavë. /Lajmi.net/