Kitrrave më të veçanta në botë, u pëlqen të kalërojnë (Foto)
Suedia, një vend i qetë, me ishuj, liqene, pyje dhe male, bënë të ketë edhe një numër më të madh të kësaj kafshe të bukur, kitrrës.
Fun
Por këto kitrra janë shumë më të veçanta, madje më të veçantat në botë, dëshira e tyre më e madhe është kalërimi. Atyre u pëlqejnë shumë kuajt, transmeton lajmi.net.
Geert Weggen, është pronari i tyre i cili e ka dalluar këtë virtyt tek kitrrat e tij, kështu që vendosi që dëshirën e tyre t’ua plotësoj duke i blerë lodra kuaj dhe madje edhe shtëpizën.
“E shoh që u pëlqen të hipin mbi ta dhe të kalërojnë, ngazëllehen kur i uli mbi kuaj”, tha pronari saj.
Ai gjithashtu ka treguar se nuk kalon ditë që kitrrat e vogla nuk përpiqen të hipin mbi kuaj dhe të luajnë me ta.
Sigurisht e çuditshme, por mbresëlënëse që ekzistojnë kafshë të tillë që gjithashtu kanë një dashuri të tillë për një tjetër kafshë. /lajmi.net