Kishte probleme me ligjin, Loredana pranon dhuratën e veçantë nga policia

Loredana tregon dhuratën që e mori nga policia.

ShowBiz

03/11/2020 13:19

Reperja Loredana Zefi javët e fundit ka udhëtuar shumë shpesh në Kosovë e Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka pak kohë që i dha fund një problemi me ligjin në Zvicër, pas akuzave që ia bëri një grua zvierane për zhvatje e mashtrim.

Ndërsa, përmes një postimi në Instagram, Lori tregon se mori një dhuratë të veçantë nga Policia e Kosovës, e që është një medalje.

Atë e publikoi në Instagram dhe e falënderoi publikisht personin që ia dhuroi.

Kujtojmë se “Rockstar” titullohet kënga e fundit nga Loredana Zefi, ndërsa po punon për projektet e reja. /Lajmi.net/

YouTube player