Kishte dhënë dorëheqje në dhjetor të 2018 nga Bordi i PTK, Fidel Krasniqi e jep njoftimin tre muaj më vonë

Drejtori i Bordit të Telekomit, Fidel Krasniqi, ka dhënë dorëhqje nga ky post.

Lajme

19/03/2019 19:44

Krasniqi kishte dhënë dorëheqje nga ky post me 7 dhjetor 2018, ku edhe e kishte dërguar kërkesën e tij të kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Krasniqi dorëheqjen e tij e ka e ka postuar tashme edhe në llogarinë e tij Facebook, përcjell lajmi.net.

Ky është njoftimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Si kërkese morale drejtuar ish kolegeve te mij dhe si ish anetar i bordit dhe me i miri i vlersuar nga vendoret dhe nderkombtaret dhash dorehejqje nga pozita, (edhe pse sipas rezultateve dhe pervojes me takonte që udhëheqësha bordin), heret pa pas ndonje akuze kur pash qe gjerat nuk po levizin ne vijen e duhur. Qasja komplet joprofesionale pothuajse e shumices se anetareve bordit po e humb edhe me shume toruan e tyre edhe pse medoi ende që ndonjeri aty mund jete teper profesional. Akti me njerzor tani qe mund ta bene bordi i Telekomit eshte doreheqja e parevokueshme e tyre. Mos i merrni ne qafë 2300 apo 2600 – familjet e vendit ku shumica e tyre nuk kane ka ti mbajnë”. /Lajmi.net/