Kishte 13 urdhërarreste, Maqedonia e Veriut e ekstradon në Kosovë 22-vjeçarin e kërkuar për vjedhje, zhvatje dhe lëndime trupore

Është ekstraduar në Kosovë 22-vjeçari nga Kosova, i cili ishte arrestuar të premten në Shkup, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale. I dyshuari me inicialet G.K kishte 13 urdhërarreste. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, G.K. ishte arrestuar rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit, nga zyrtarët policorë…

Lajme

26/08/2026 12:02

Është ekstraduar në Kosovë 22-vjeçari nga Kosova, i cili ishte arrestuar të premten në Shkup, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale.

I dyshuari me inicialet G.K kishte 13 urdhërarreste.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, G.K. ishte arrestuar rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit, nga zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Ai kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.