Kisha Ortodokse Serbe e privilegjuar nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës parasheh që ti jep privilegj të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në krahasim me bashkësitë tjera fetare, në bazë të një drafti që përmban ndryshimet në Ligjin për liritë fetare.

Lajme

03/01/2015 12:02

Kisha Ortodokse Serbe do të gëzojë dy privilegje nga Qeveria e Kosovës, krahasuar me bashkësitë e tjera fetare. Do të trashëgojë gjithë trashëgiminë ortodokse dhe për regjistrim nuk do të ketë nevojë t’ia njohë Kosovës shtetësinë, shkruan Koha Ditore.

Rrethanat i parasheh një draft që përmban ndryshimet në Ligjin për liritë fetare.

Aty thuhet se bashkësisë fetare mund t’i refuzohet regjistrimi nëse “qëllimi dhe aktivitetet” e saj “janë në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”. Kjo vlen për bashkësitë e reja fetare. Kisha Katolike Serbe nuk cilësohet e tillë, ngaqë ndodhet e listuar në mesin e gjashtë konfesioneve që shteti ua njeh ekzistencën. /Koha Ditore/