Kisha katolike: Vaksina kundër COVID-19 ka material qelizorë të nxjerrë nga fetuset e abortuara

Kisha katolike ka thënë se shkencëtarët kanë përdorur material të qelizave të nxjerrë nga fetuset, por kjo nuk është e njëjtë me abortin.

Fun

22/12/2020 12:51

Vatikani po nxitë katolikët që të vaksinohen kundër Covid-19, dhe thonë se vaksina është moralisht e pranueshme edhe pse përdorë material qelizorë të nxjerrë nga fetuset e abortuara, raporton “TheGuardian”.

Qelizat e nxjerra nga fetuset e abortuara dekada më parë janë përdorur edhe në kërkimet e tanishme për gjetjen e një vaksine kundër Covid-19, transmeton lajmi.net.

Vatikani ka pranuar se ky problem ka nxitur shumë shqetësime te besimtarët e kishës katolike, por është moralisht e pranueshme të merret kjo vaksinë, sepse nuk do të thotë se kjo vaksinë mbështet abortin.

Vatikani ka shtuar gjithashtu se përdorimi i kësaj vaksine mund të trajtohej ndryshe në situatë tjetër, por duke marrë parasysh se sa e nevojshme është tani në situatë pandemie, është plotësisht e pranueshme të përdoret.

Ata përsëri besojnë se të gjithë besimtarët kanë të drejtën të vendosin nëse duan të përdorin vaksinën apo jo, por sa i përket anës morale ajo është në rregull.

Vatikani ka qenë i njohur gjithmonë për luftën e tyre kundër abortit, prandaj shumë besimtarë nuk ishin shumë të sigurt rreth faktit a është e pranueshme vaksina apo jo.

Ata gjithashtu kanë shtuar se edhe ata që refuzojnë të vaksinohen duhet të bëjnë të mirën që të mos e shpërndajnë virusin. /Lajmi.net/