“Kisha gruan e sëmurë në banesë, u futa brenda…” qytetari tregon tmerrin që përjetoi gjatë tërmetit

Tërmeti i solli frikë dhe panik tek qytetarët, ndërsa kanë qenë të shumtë edhe ata që kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet mediave.

Lajme

22/09/2019 09:57

Një qytetar, ndërsa ka kontaktuar “News24”, ka treguar tmerrin që ka përjetuar nga lëkundjet e forta të tërmeteve.

Qytetari nga Zall-Bastari, shprehet se lëkundjet e forta i kanë dëmtuar shtëpinë. Ai thekson se natën është i detyruar ta kalojë në shtëpinë e prishur pasi nuk ka mundësi të lëviz pasi ka djalin dhe gruan të sëmurë.

“Dëmtimet i kemi pasur në banesë. Unë isha jashtë dhe gruaja ishte brenda, sepse është e sëmurë. U futa brenda dhe e nxora jashtë nusen. Në lëkundjen e dytë kemi qenë jashtë banese. Aktualisht jam në banesë brenda, sepse e kam gruan e djalin të sëmurë”-tha ai./BW