Kinezit i refuzohet publikisht propozimi për martesë

Këtij Romeoje nga Kina nuk i shkoi puna edhe aq mirë me Xhulietën e tij.

Fun

09/08/2015 12:37

24 vjeçari nga Xi’an në Kinë, u ul në dy gjunjët e tij për t’i propozuar së dashurës martesë me frytin e saj të preferua – Lychee (fruta vendore kineze).

Ai në tokë, me fruta kishte formuar dy zemra që bashku me shigjetën e Kupidit dhe fjalën  “dashuri”.

Kur partnerja e tij 23 vjeçare arriti në atë vend, ai ra në gjunjë dhe tha: “Më e dashura ime, unë nuk kam një shtëpi, as veturë e as shumë para, por kam dashuri të vërtetë për ty. Mund ta përdor për të të bërë të lumtur. A do të martohesh me mua?”

E dashura e tij e mori një fryt për ta ngrënë dhe u largua nga aty duke i thënë:

“Sigurisht që jo. Ti je shumë naiv”.

Kinezi i refuzuar u kishte thënë reporterëve se ajo e kishte refuzuar propozimin për martesë për shkak se ata janë shumë të rinj.

Ai kishte shtuar: “Zemra më është thyer, por do ta kthej prapë të dashurën time. Për ne është e shkruar që të jemi bashkë”. /klankosova