Kina presion shkencëtarëve të fitojnë garën për vaksinën kundër koronavirusit
Gazetari Minnie Chan zbuloi sot se shkencëtarët të cilët kanë punuar në zhvillimin e ri që mund të dërgojë në zhvillimin e një vaksine parandaluese kundër koronavirusit i janë nënshtruar presionit ekstrem nga regjimi në Pekin, në mënyrë që të “fitojnë garën” për të gjetur vaksinën.
Bota
Regjimi kinez në Pekin të Kinës është duke iu bërë presion shkencëtarëve që të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit, në mënyrë që të fitojnë garën përpara SHBA-ve e Britanisë së Madhe.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetari Minnie Chan, transmeton lajmi.net.
COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan nëntorin e kaluar dhe u përhap më pas në mbarë Evropën, duke e detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 11 mars me duke u bërë pandemi që u shpall nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars, transmeton Telegrafi.
“Ata urdhëruan shkencëtarët kinezë të fitonin një garë botërore për të zhvilluar vaksinën e koronavirusit”, tha Chan.
Të martën, televizioni shtetëror CCTV njoftoi se Chen Wei dhe Akademia Ushtarake e Shkencave Mjekësore (AMMS) ishin autorizuar për të filluar testet pasi kryen një “zhvillim të suksesshëm” të vaksinës. /Lajmi.net/