Kina poston foto 3D të Hënës, të papara ndonjëherë
Kina ndan qindra foto të marra nga “Chang'e 3”, duke e lënë botën të tronditur nga detajet e një kualiteti të lartë të imazheve me ngjyra.

Bota
Administrata Kombëtare e Hapësirës në Kinë, ka publikuar po ashtu edhe të dhëna shkencore, duke i vënë në dispozicion të të gjithëve.
Kina është vendi i tretë pas Rusisë dhe SHBA-ve që ka shkuar në Hënë, dhe kjo ishte ulja e parë e tij në tokë në 37 vjet. Ndërsa i mëparshmi ishte Luna 24 i Rusisë më 1976.
Imazhet janë marrë nga viti 2013 deri në vitin 2015. Hulumtimi tregon se sipërfaqja e hënës mendohet të jetë më pak homogjene se sa ishte menduar fillimisht.
Për të mësuar më shumë, Kina po planifikon të dërgojë në hënë “Chang’e-5” në 2017 për të mbledhur mostra të tokës së hënës.