Kina ua ndalon shkencëtarëve që të gjejnë prej nga ka ardhur Covid-19

Shkencëtarëve iu konfiskuan pajisjet dhe mostrat e mbledhura nga policia kineze.

Fun

30/12/2020 16:22

Në thellësitë e luginave të maleve jugore të Kinës, gjendet hyrja e minave të zbrazëta ku një herë e një kohë ishte e mbushur me lakuriqë që ishin të infektuar me virusin më të ngjashëm me Covid-19, shkruan “APnews”.

Kjo zonë është shumë në interes për shkencën pasi që përmban shumë informacione që mund të ndihmojnë për të gjetur origjinën e Covid-19 që ka vrarë më shumë se 1.7 milionë persona deri më sot, transmeton lajmi.net.

Por shkencëtarëve dhe gazetarëve po iu ndalohet qasja në këtë vend nga autoritet kineze si pasojë e sensitivitetit politik.

Një skuadër që po studionte lakuriqët e zonës, ka arritur të mbledhë disa mostra, mirëpo atyre iu konfiskuan ato dhe pajisjet që kishin. Ata u urdhëruan nga autoritetet të mos flasin për mediat.

Një grup tjetër i gazetarëve internacional janë përcjellë nga policë në veshje civile dhe iu pre qasja në shumë rrugë dhe uebfaqe.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus, por qeveria kineze ka kontroll shumë strikt në lidhje me kërkimet rreth origjinës së virusit.

Ata vazhdojnë të promovojnë idenë se virusi ka ardhur nga jashtë Kinës e jo nga brenda. Qeveria vazhdon të jap grante prej qindra mira dollarësh për të gjetur origjinën e virusit, mirëpo zona e studimeve është plotësisht e kontrolluar nga ushtria kineze.

Çdo zbulim që bëhet, monitorohet nga autoritet dhe asgjë nuk mund të publikohet pa u aprovuar nga një task forcë e re e menaxhuar nga kabineti kinez, nën urdhrat e presidentit kinez Xi Jinping.

Një seri dokumentash të papublikuara që kanë rrjedhur nga qeveria, e konfirmojnë se Kina po i ndalon publikimet e informacioneve që kuptohen në lidhje me koronavirusin.

Si rezultat, ne dimë shumë pak në lidhje me virusin sepse shumë pak prej këtyre informacioneve po publikohen, duke limituar edhe mundësitë e shkencëtarëve internacional që të bashkëpunojnë me ata kinez.

Informacionet mund të mos kenë qenë konkluzive, ose mund të ketë arsye politike pse ato informacione nuk po lejohet të publikohen.

Duke përfshirë shumë intervista me zyrtarë kinez dhe të huaj, publikime të dokumenteve, email të rrjedhur nga kabineti kinez, dhe nga qendra e kineze e kontrollit të sëmundjeve, AP ka ardhur në përfundim se qeveria është duke bërë kontroll shumë strikt dhe duke mbajtur evidenca të gjithçka që nga fillimi i pandemisë.

Një ekspert shëndetësorë kinez ka thënë se qeveria zgjedhë vetëm ata të cilëve mund të iu besoj dhe t’i kontrolloj për këto studime, dhe skuadrat ushtarake dhe disa zyrtarë të tjerë vendosin se çfarë të publikohet dhe çfarë të mbahet sekret, varësisht nga rezultati që marrin.

Pandemia ka shembur reputacionin e Beijing në stad global, sepse ka shumë dëshmi që liderët kinezë e neglizhuan rëndësinë e bllokimit të shpërndarjes të virusit, dhe tani po përpiqen që të pastrojnë emrin e tyre. /Lajmi.net/