Kina ka një kusht për vazhdimin e bisedimeve tregtare me SHBA-në

Kina thotë se SHBA-të duhet të korrigjojnë veprimet e gabuara për të vazhduar bisedimet tregtare.

Bota

23/05/2019 09:44

Shtetet e Bashkuara duhet të korrigjojnë veprimet e tij gabuara nëse dëshirojnë të vazhdojnë negociatat me Kinën për t’i dhënë fund një lufte të dëmshme tarifore, tha Ministria e Tregtisë të enjten, duke shtuar se bisedimet duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë, raporton “Reuters”, transmeton lajmi.net.

Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar në masë të madhe fërkimet tregtare dhe kanë rritur shanset e një recesioni ekonomik global, tha zëdhënësi Gao Feng në një konferencë javore, duke shtuar se Pekini do të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të mbrojtur interesat e firmave kineze. /Lajmi.net/