Kina i kundërpërgjigjet Trump-it për tarifat, merr vendim për tarifë shtesë prej 15% për produktet bujqësore e ushqimore

Kina do të vendosë tarifa shtesë prej 15% për disa importe amerikane nga 10 marsi. Kjo sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Financave në Kinë. Kësisoj sot Kina bëri një hap tjetër duke iu “hakmarrë” Amerikës me shpejtësi të madhe për tarifat që Trump ia vendosi këtyre të fundit. Sipas informacioneve të reuters,…

Bota

04/03/2025 10:03

Kina do të vendosë tarifa shtesë prej 15% për disa importe amerikane nga 10 marsi.

Kjo sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Financave në Kinë.

Kësisoj sot Kina bëri një hap tjetër duke iu “hakmarrë” Amerikës me shpejtësi të madhe për tarifat që Trump ia vendosi këtyre të fundit.

Sipas informacioneve të reuters, Kina do të vendosë 15% të taksës në importet që mbulojnë produktet bujqësore ose ushqimore të Amerikës, duke i çuar dy ekonomitë kryesore të botës një hap para në “luftën tregtare” gjithëpërfshirëse, transmeton lajmi.net.

Ky reagim i Kinës erdhi pasi sot hyjnë në fuqi tarifat prej 25% që Trump i vendosi mallrave importuese nga Meksika, Kanada, bashkë me një dyfishim të tarifave për mallrat kineze në 20%./Lajmi.net/