Kina: Donald Trump është fillestar në politikë

Mediat shtetërore të Kinës e kanë quajtur presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trumpin, fillestar në politikë, pasi ky i fundit ishte ankuar në Twitter për politikën ekonomike dhe ushtarake të Kinës.

Bota

07/12/2016 15:14

Trump, i cili gjatë fushatës zgjedhore ishte zotuar se do ta cilësonte si manipuluese monedhën e Kinës, i ka bërë disa statuse në Twitter të dielën, transmeton Express.

“A na ka pyetur Kina nëse do të ishte në rregull t’ia zhvlerësojmë monedhën (duke e bërë të vështirë për kompanitë tona të konkurrojnë), t’u vejnë tatime të mëdha produkteve tona që eksportohen në vendin e tyre (ndërkohë që SHBA nuk u vë tatim atyre kineze) apo të ndërtojë një kompleks të madh ushtarak midis Detit të Kinës Jugore? S’ma ha mendja,” ka shkruar Trump në Twitter.

Kjo s’i ka pëlqyer Kinës me sa duket, mediat shtetërore të së cilës e kanë quajtur Trumpin fillestar në politikë.

“Të provokosh grindje dhe t’i prishesh marrëdhëniet SHBA-Kinë nuk do t’ju ndihmojë që ta bëni Amerikën e madhe përsëri,” kështu shkruan The People’s Daily, në faqen e parë të saj.

Ndërkohë, The Global Times në edicionin kinez ka paralajmëruar për “paaftësinë e Trumpit për ta mbajtur gojën mbyllur” dhe për “provokimet” dhe “falselistetin” e tij.

E China Daily ka paralajmëruar se Trump mund të krijojë “telashe të kushtueshme për vendin e vet” dhe e ka quajtur atë “fillestar në politikë”.