Kimmich pas eliminimit nga Botërori: Ishte dita më e keqe e jetës sime

Joshua Kimmich u deklarua pas eliminimit nga Kampionati Botëror, duke thënë se ishte dita më e keqe e karrierës së tij. Gjermania, përkundër që fitoi 4-2 ndaj Kosta Rikës, nuk arritën të ecnin tutje në këtë kompeticion. E një lidhje me këtë situatë, mbrojtësi i Bayernit nuk pati komente pozitive. “Kjo ishte dita më e…

Sport

02/12/2022 09:35

Joshua Kimmich u deklarua pas eliminimit nga Kampionati Botëror, duke thënë se ishte dita më e keqe e karrierës së tij.

Gjermania, përkundër që fitoi 4-2 ndaj Kosta Rikës, nuk arritën të ecnin tutje në këtë kompeticion.

E një lidhje me këtë situatë, mbrojtësi i Bayernit nuk pati komente pozitive.

“Kjo ishte dita më e keqe e karrierës sime. Kam frikë se do të bie në një vrimë. Të bën të mendosh se këto dështime janë të lidhura me personin tim”, tha ai  për Sport1

“Unë iu bashkova skuadrës në vitin 2016, kështu që të jesh i lidhur me dështimin nuk është diçka për të cilën dëshiron të qëndrosh”, përfundoi ai.

Gjermanisë i ndodh për herë të dytë radhazi që nuk arrin t’i kalojë grupet e Kampionatit Botëror. /Lajmi.net/