Kimmich nuk luan deri në vitin 2022, i përkeqësohet gjendja me mushkëritë
Joshua Kimmich nuk do të mund të luajë futboll këtë vit kalendarik.
Sport
Anëtari i Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë, Kimmich, po has në telashe të mëdha pasi u infektua me Covid-19.
Gjermani kishte refuzuar të vaksinohej dhe kjo tashmë po bën që të përkeqësohet situata e tij, përcjell lajmi.net.
Lojtari nuk ka luajtur që nga 6 nëntori, kur kishte pasur kontakt me një të infektuar me Covid.
Asokohe Kimmich vet-izolohej kurse më pas rezultonte pozitiv edhe vet.
Lojtari thuhet se ka situatën e përkeqësuar në mushkëri dhe tashmë nuk mund të luajë deri në vitin 2022./Lajmi.net/