Kimete Gashi emërohet drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Fushë Kosovës

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Kimete Gashi është emëruar drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë. Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Fushë Kosovës i ka uruar drejtoreshës suksese dhe punë të mbarë. “Zj. Gashi është e diplomuar si juriste në UP ne vitin 2010 dhe ka një përvojē të…

Lajme

01/10/2024 09:24

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Kimete Gashi është emëruar drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Fushë Kosovës i ka uruar drejtoreshës suksese dhe punë të mbarë.

“Zj. Gashi është e diplomuar si juriste në UP ne vitin 2010 dhe ka një përvojē të gjatë në institucionet shëndetësore. Aktualisht është e angazhuar në QKUK në Repartin e Oftamotologjisë dhe i bashkohet ekipit komunal falë përkushtimit, përvojës e profesionalizmit të dalluar, duke sjellë ndryshime të mëtejshme pozitive për qytetarët tanë. Suksese në detyrën e re dhe mirësevjen në kabinetin tonë Kimete. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/